Ambasada e SHBA-së në Kosovë, ka reaguar për helmimet e qytetarëve në Komunën e Deçanit.

Në një postim në Twitter ambasada amerikane ka bërë thirrje që të injorohen thashethemet dhe të pritet për faktet rreth këtij rasti.

Ambasada amerikane në reagim ka shkruar se nga testet e para Ministria beson se bakteriet janë shkaku i simptomave të të helmuarve.

“Mendimet tona janë me ata që vuajnë nga emergjenca shëndetësore në Deçan. Megjithëse do të kryhen më shumë teste, Ministria e Shëndetësisë beson se bakteret janë shkaku i mundshëm i simptomave. Gazetarë, qytetarë – injoroni thashethemet. Prisni për fakte”.

Our thoughts are with those suffering from the health emergency in Decan/i. Although more tests will be conducted, the Ministry of Health (@MSH_GovKS) believes bacteria is the likely cause of symptoms. Journalists, citizens – ignore rumors. Wait for facts. https://t.co/ZS8PjNkOOS

— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) July 15, 2021

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se nga mostrat e marra me datën 12 korrik janë identifikuar disa baktere që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm.

Tutje Instituti ka rekomanduar që të shtohet kontrolli i Inspeksionit sanitar dhe shëndetësorë për ngritjen e nivelit të raportimit të rasteve dhe saktësinë e të dhënave për pacientët.