Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka përkrahur masat anti-COVID që u miratuan të hënën në Qeverinë e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Ambasada ka thënë se këto masa janë dëshmuar të efektshme në ndalimin e përhapjes së COVID-19.

“Masat parandaluese si ato të publikuara së fundmi nga Qeveria, janë dëshmuar të efektshme në kontrollimin e përhapjes së COVID-19. Me rritjen e numrit të të infektuarve, përfshirë të rinjtë, është koha të kthehemi te gjërat themelore: vendosni maskën, lani duart, mbani distancën”, thuhet në njoftim të ambasadës.

Qeveria e Kosovës ka miratuar masa të reja anti-Covid të cilat do të hyjnë në fuqi nga data 7 prill.