Amazona thotë se do të ndërtojë laboratorin e tij të testimit të koronavirusit për të monitoruar shëndetin e stafit të tij.

Kompania tha se kishte mbledhur një ekip për të ndërtuar “kapacitetin e tij të testimit shtesë”. Stafi i Amazon ka kritikuar më parë firmën për përgjigjen e saj ndaj pandemisë koronavirus, transmeton lajmi.net.

Kompania pranoi që burimet e testimit ishin të kufizuara, kështu që kishte mbledhur një ekip punonjësish për të zhvilluar objektin e vet, shkruan BBC.

Sipas faqes së lajmeve Bloomberg, të paktën një strukturë në Amazon po hetohet nga Administrata e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shqetësimet që nuk ka bërë sa duhet për të mbrojtur punëtorët.