Alush Gashi në lutjen e mëngjesit në SHBA

Alush Gashi në lutjen e mëngjesit në SHBA

Ish-ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi është ftuar të marr pjesë në lutjen e mëngjesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), që do të mbahen sot në Washington Hilton, Uashington D.C.

Çdo vit, Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe anëtarë të Kongresit iu bashkohen zyrtarëve të tjerë të qeverisë, udhëheqësve nga anë e mbanë Shtetet e Bashkuara, komunitetit diplomatik, dhe miqve si ju nga më shumë se 130 vende të botës për t’i ndarë përvojat në frymën e miqësisë nëpërmjet lutjes dhe falënderimit.

Ky tubim është një çast kur ne i vëmë mënjanë dallimet tona dhe kërkojmë të ndërtojmë marrëdhënie personale dhe të thellojmë lidhjet ndërkombëtare përmes dashurisë tonë për Zotin dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin.