Një alpinist ka filmuar rastësisht momentin kur vjehrra e tij 71-vjeçe bie për vdekje nga një shkëmb mbi 70 metra i lartë, dhe gjithë tragjedia ka ndodhur para syve të familjarëve të saj në Turqi.

Kadir Sahiner po filmonte peizazhet, derisa kishte dalë për ecje në male me familjarët ne Tepekov në verilindje të provincës turke Artvin, transmeton Telegrafi.

E derisa kamera po filmonte pamjet piktoreske, Kadir në një moment e drejton objektivin kah vjehrra e tij që ishte ulur në gurë për të pushuar – duke humbur baraspeshimin dhe rrëzuar për vdekje nga shkëmbi.

Familja e saj, përfshirë bashkëshortin Mehmet Karademir, vajzën Ayla dhe mbesa Ceren, ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje të tmerrshme – ku për pak sekonda gruaja “zhduket”.

Madje Ayla dëgjohet duke paralajmëruar nënën e saj: “nënë mos shko atje, nënë”, por ajo zhduket nga shkëmbi dhe ky rrëzim ishte fatalë për gruan e moshuar.