Mbrojtësi i Chelsea, Maros Alonso, ka thënë se nuk është duke u marrë me spekulimet që e lidhin atë me një kthim tek Real Madrid.

Anësori 27-vjeçar u lind dhe u rrit në kryeqytetin e Spanjës, duke iu bashkuar akademiësë së Të Bardhëve ku ishte lojtar shumë premtues.

Forma e tij e jashtëzakonshme që prej kalimit të tij tek Blutë më 2016 ka bërë që të shtohet zërat që e lidhin me një kthim në Madrid, por ai vazhdon t’i injorojë.