Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka reaguar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit. Ajo thotë se Haradinaj po e paguan çmimin pasi u pozicionua kundër ndarjes së Kosovës.

Alma Lama në një postim në Facebook, ajo thotë se populli i Kosovës duhet ta dijë se Vucicit i është premtuar Veriu megjithë Mitrovicë.

Postimi i plotë i saj:

Kryeministri Ramush Haradinaj po paguan cmimin qe u pozicionua fuqishem kunder skenarit te ndarjes se Kosoves.

Ai ishte barriera me e fuqishme kunder ketij skenari.

Populli i Kosoves duhet ta dije se Vucicit i eshte premtuar Veriu megjithe Mitrovice.

Populli i Kosoves duhet t’i dale zot territorit te tij dhe ta ndale kete skenar te erret me pasoja deri dhe ne shuarjen e shtetit te Kosoves.