Allegri: Juve e ka zakon të fitojë

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, thotë se ekipi i tij e ka zakon të fitojë.

Trajneri italian thotë se është në traditë të Juves që të triumfojë

“Unë shpresoj se Juventusi vazhdon të fitojë si gjithmonë në hsitorinë e vet, mënyra që e ka bërë edhe në katër vitet e fundit”, u shpreh Allegri.

Allegri ka 13 fitore radhazi me Juventusin, por do të provojë të theyjë rekordin e Mancinit me Interin e artë me 17 fitore radhazi. /Telegrafi/