Sipas opinionistes Luljeta Aliu, nëse Vetëvendosje dhe LDK-ja dështojnë të arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje, do të rikthehet eksodi i qytetarëve të Kosovës, sikur më 2014.

“Është për keqardhje që kanë përfunduar pa marrëveshje takimin e sotëm sepse koalicioni i shpresës po na del koalicion i dështimit. Një pjesë e qytetarëve kanë shpresuar shumë, ky ka qenë një stërmundim, një lodhje, por besoj se nëse nuk arrihet një partneritet ka me pas pasoja të rënda për qytetarët. Të gjitha formacionet tjera i kemi provuar dhe jemi të zhgënjyer. Nëse nuk bëhet me këto dy partnerë dhe rikthehen konstilacionet që i njohim, do të shohim një eksod sikur atëherë më 2014 kur dolën pikërisht për shkak të këtyre lojërave”, ka thënë ajo.

Sipas saj, te LDK-ja mungon vullneti për arritjen e marrëveshjes me VV-në.

“S’është e kuptueshme qasja refuzuese e LDK-së sidomos tash kur në shkëmbim për kryeparlamentarin u është ofruar edhe një ministri tjetër e rëndësishme”, ka shtuar ajo.