Në Komisionin për Integrime Evropiane ka raportuar Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë.

Haxhiu gjatë raportimit në Komision tha se tashmë nuk ka asnjë dilemë se a ka nevojë Kosova për vetting në sistemin e drejtësisë.

Ajo potencoi se është mbyllur drafti i parë i koncept-dokumentit, e që thotë se miratimi i tij mund të bëhet në gusht.

“Ne jemi të vetëdijshëm për sfidat që i kemi para vetes në sundimin e ligjit dhe një ndër problemet më të mëdha është mungesa e sundimit të ligjit dhe kjo evidentohet edhe në raportin për vendin. Një nga prioritetet është rishikimi funksional, dhe përmes këtij procesi janë evidentuar shumë probleme”.

“Jemi të përkushtuar qe Kosova të jetë shtet i së drejtës dhe kemi obligim që ta kthejmë besimin e qytetarëve te institucionet e drejtësisë. Do të veçoja vettingun në sistemin e drejtësisë dhe nuk ka asnjë dilemë nëse në Kosova ka nevojë për vetting dhe është kërkesë shoqërore dhe duhet të shoqërohet, dje kemi përmbyllur draftin e parë të koncept dokumentin. Planifikojmë që miratimi i koncept dokumentit të vettingut të bëhet në muajin gusht dhe do të fokusohemi në verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

Haxhiu potencoi se është koha e fundit që të dëshmohet se lufta ndaj krimit dhe korrupsionit është marr seriozisht.

Ajo tha se në shtator të këtij viti do të procedohet për votim në kuvend edhe Projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

“Kosova ende renditet ndër vendet më të korruptuara, është koha e fundit që ne të dëshmojmë që luftën ndaj krimit ta kemi seriozisht. Ne jemi duke punuar në hartimin e Projektligjit për pasurinë e pa justifikueshme dhe deri në shtator të procedohet në Kuvend për votim”.

Ndërsa sa i përket liberalizimit të vizave Haxhiu thotë se në takime më ndërkombëtarët gjithmonë iu është shprehur lufta ndaj krimit dhe korrupsionit.

“Çështja e liberalizimit të vizave është e rëndësishme dhe ajo se çfarë më shprehet në takime ndërkombëtare ka të bëjë me luftimin e krimit dhe korrupsionit”.

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra pyeti Haxhiun për marrëveshjen e Stabilizim Asocimit pasi që iu drejtuar duke i thënë se sa ishte në opozitë e ka kundërshtuar.

“Tash e kemi dëgjuar që përmbushja e kritereve të vizave është e konfirmuar. E përmendet që wshtw bërë mjaftueshëm në luftimin e krimit dhe korrupsionit, por bazuar në raportin e vendit ka pasur progres, kërkoj nga ju t’i adresoni këto gjetje dhe çfarë do të bëni në këtë drejtim. Ju sa keni qenë në opozitë keni qen kundër marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe në plan program e keni që do ta zbatoni”.

Ministrja Haxhiu tha se pranë gjykatave janë 183 mijë e 215 lëndë të pazgjidhura, raporton EO

“Prej gjitha kërkesave që i marrim nga qytetarët 90% e tyre kanë të bëjnë me vonesat e lëndëve pran gjykatave dhe në këtë drejtim sipas shkallëve 183 mijë e 215 lëndë që janë ende të pazgjidhura”.