Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit nuk do t’i lejohet t’i prijë listës së VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kështu kanë thënë burime të Gazeta Blic brenda KGJK-së.

”Jo vetëm Kurtit, por edhe të tjerëve që janë të dënuar në tri vitet e fundit, u ndalohet kandidimi për deputet”, thonë burime të Gazeta Blic.

Kurti dhe kandidatët tjerë që u është ndaluar garimi në këto zgjedhje, mund të ankohet në PZAP dhe në Gjykatë Supreme.

Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj në çështjen Etem Arifi, ka konstatur se kush është i dënuar në tri vitet e fundit me vendim të plotfuqishëm, s’ka të drejtë të kandidoj.

Ndryshe, 47 kandidatë që janë pjesë e listave zgjedhore janë shpallur fajtor në tri vitet e fundit.Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.