Agjencia Kundër Korrupsion do t’i kontrolloj pasurinë e deklaruar për disa nga zyrtarët publik, ndër ta edhe shefit të qeverisë, Albin Kurti.

“Nga 4 mijë e 766 zyrtarë, 955 prej tyre pas hedhjes së shortit do ti nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë”, ka thënë i pari i AKK-së, Shaip Havolli.

“Disa nga zyrtaret qe do të kontrollohen janë: Albulena Haxhiu, Mefail Bajqinovci, Ardian Gjini, Mimoza Kusari- Lila, Blerta Deliu, Fjolla Ujkani, Albin Kurti”, ka thënë ai.

“Bazuar në Ligjin për Deklarim të Pasurisë pasi të bëhen publike deklaratat e pasurisë nga zyrtarët e lartë fillon hedhja e shortit për ata zyrtarë të cilët do të jenë pjesë e kontrollit të 20 përqindëshit ku gjithsej janë 4769 persona, nga të cilit pas numrit përzgjedhës çdo i pesti do të jetë pjesë e këtij kontrolli”, ka shtuar Havolli.