Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar veprimin e kryeparlamentares Vjosa Osmani, e cila sot në zyrën e saj, ka zëvendësuar fotografinë e presidentit Hashim Thaçi me fotografinë e ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Kurti ka thënë se i beson Osmanit dhe se ajo nuk bën ndonjë veprim pa arsye të thella.

“Unë nuk e kam ndjekur këtë lajm, sepse kam qenë në takime dhe aktivitete që nga mëngjesi por është mirë që për këtë ta jap përgjigjen Vjosa Osmani. Unë nuk besoj që ajo shpreh qëndrime apo bën veprime pa arsye të thella. Pra unë besoj në arsyen e Vjosa Osmanit që besoj që është më mirë ta thotë ajo. Mbase ka vërejtur ndonjë mungesë dhe ka vepruar ashtu”, ka thënë Kurti në RTK.

Kurti po ashtu ka thënë se Qeveria e tij do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe se nuk do të jenë sundimtarë.