“Lëvizja VETEVENDOSJE! është subjekti më i madh politik në Podujevë, këtë e dëshmoi 11 qershori.” Kështu e ka filluar një status në llogarinë e tij në Facebook kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e VV- së Ajet Potera i cili ka shkruar se “ndaras si subjekte politike Lëvizja është e para”

“Kandidati ynë për kryeministër, Albin Kurti doli si politikani më i votuar në Podujevë. Lëvizja VETEVENODSJE! është alternativa e vetme për qytetarët. Kjo do të dëshmohet edhe me 22 tetor, ku do të përmbyset klani i pushtetit aktual”, ka përfunduar shkrimin e tij Potera./Llapi.info