Aktori në komë pas incidentit në skenë

Aktori në komë pas incidentit në skenë

Aktori Italian, Raphael Schumacher, është në gjendje kome për shkak se një skenë ku duhej të performonte sikurse po varej, nuk shkoi ashtu siç duhet.

Incidenti ndodhi gjatë fundjavës në një performancë eksperimentale që quhej “Vegimet” në teatrin Pissa, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa policia është duke vazhduar hetimet për atë se çfarë realisht ka ndodhur në skenën kur Shchumacher duhej të bënte sikur po varej.

Hetuesit janë duke i kushtuar shumë rëndësi masave të sigurisë, që si duket nuk kanë qenë të duhurat sepse Schumacher duhej të ishte veshur me një parzmore sigurie si dhe një kuti që duhej ta kishte mbështetur atë në vendin e vet.

Gjithashtu një anëtar i ekipit të aktorëve tha se zhurma që u shkaktua duhet të ketë qenë e rreme.

Sipas gazetës italiane, Il Giorno, autoritetet nga kjo ngjarje nuk po e përjashtojnë vetëvrasjen, pasi sipas tyre aktori ka dashur që të vetëvritet në atë mënyrë. Por nëna e Schumacher e ka mohuar se biri i tij kishte tendecë që të vetëvritet.

“Kohën e fundit djali im e humbi babain e tij dhe kishte përfunduar një lidhje, por ai e kishte gjetur qetësinë në vete përsëri. Ai nuk e ka lënë asnjë shënim se do të vetëvritet, dhe nuk kishte asnjë arsye për ta bërë këtë gjë”, është shprehur nëna e tij.

Në momentin kur Schumacher po e bënte aktin e varjes, publiku e kishte vënë re se ai kishte filluar të dridhej kështu që kishin vrapuar për ta ndihmuar.