Organet e rendit kanë filluar të zbatojnë një operacion të ri për t’i parandaluar aksidentet në komunikacion, shkruan Llapi.info.

Në një aksion të tillë të zhvilluar në fshatin Lupç të Podujevës, Policia ka arritur t’i verifikojë disa raste të kundërvajtjes, ku shihen vozitësit duke tejkaluar në vijë të plotë, me ç ’rast janë gjobitur dhe u është konfiskuar patentë-shoferi për tre muaj.

Në filmimet që ka realizuar ekipi i “Expose”  – prodhim i GazetaBlic, shihet se në këtë aksione Policia ka asistuar edhe me pajisje digjitale.

Sipas statistikave ditore të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë ditës së djeshme në nivel vendi janë shqiptuar 1742 gjoba./Llapi.info.

Më poshtë pamjet:

VIDEO