Kompania e Ujësjellesit Rajonal “Prishtina” dhe CDI, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Ujit me 22 mars organizon sot aksion për pastrimin e ambientit rreth liqenit të Batllavës, transmeton Llapi.info.

Sipas njoftimit për media nga kjo kompani, kësaj iniciative do ti bashkëngjiten përfaqësues të Komunës së Podujevës, nxënës të shkollave të mesme, IKSHP – ekipi i edukimit shëndetësorë, OJQ “ Ta pastrojmë Kosovën”, OJQ “Ekovicioni” dhe përfaqësues të fshatrave.

Dita botërore e ujit shënohet për çdo vit më 22 mars. Kjo ditë është përcaktuar me rezolutën e OKB në dhjetor të vitit 1992./Llapi.info