Podujeva, foto arkiv

Një aksion i Policisë së Kosovës është zhvilluar në Komunë e Podujevës, raporton Llapi.info.

Burime të Llapi.info bëjnë të ditur se aksioni është zhvilluar sot në Podujevë, përkatësisht në rrugën “Zahir Pajaziti”.

Sipas dëshmitarëve, në lokalin ku edhe është kontrolluar, dyshohet se është zhvilluar bixhoz i paligjshëm, me ç’rast dyshohet se ka edhe persona të arrestuar.

Llapi.info është në pritje të informacioneve tjera nga Policia e Kosovës./Llapi.info