Policia e Kosovës në raportin ditor ka bërë të ditur se gjatës ditës së djeshme në fshatin Merdarë të Podujevës, janë bastisur disa shtëpi dhe objekte përcjellëse, ku me ç’rast janë arrestuar gjashtë persona, njofton Llapi.info

Sipas Policisë, ky aksion lidhet me tentim grabitjen në Terminalin Doganor të premten e kaluar. Në këtë aksion janë konfiskuar 13 automjete të ndryshme, dy motoçikleta, disa telefona celularë dhe një pistoletë.

“Fshati Merdare-Podujevë 12.10.2018-13:55. Lidhur me rastin me datën 15.10.2018 me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake janë bastisur disa shtëpi/banesa dhe objekte përcjellëse në disa lokacione, me ç’rast janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar si dhe janë konfiskuar 13 (trembëdhjetë) automjete të ndryshme, dy motoçikleta, disa telefona celular, një pistoletë të cilat dyshohet se janë blerë me të holla të përfituara nga veprat penale. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./Llapi.info

Lexo edhe: Detaje nga tentim grabitja e armatosur në Merdare