Dy persona të kërkuar janë arrestuar nga Policia e Kosovës pas aksioneve të zhvilluar në dy lokacione, raporton Llapi.info.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ndërkohë që të dy personat janë arrestuar me urdhëresë të lëshuar nga gjykata.

“Sot nga njësitet policore të stacionit të Podujevës, janë realizuar 3 urdhëresa të gjykatës. Aksionet janë ndërmarrë në dy lokacione të ndryshme, ku janë arrestuar 2 persona me urdhëresa të gjykatës. Personat e arrestuar janë: -B.K mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, (2 urdhëresa, një për veprën mashtrim dhe një për veprën Keqpërdorim seksual i personit nën moshën 16 vjeçare), dhe -VG.mashkull,28vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës (urdhëresë për veprën ngasje në gjendje të dehur­)”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka shtuar se personat e arrestuar pas përfundimit të procedurave policore, konform urdhëresave të gjykatës janë proceduar më tej./Llapi.info