Tre persona janë lënduar në mëngjesin e së martës, si pasojë e një aksidenti që ka pësuar një veturë zyrtare e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Prishtinë.
Lajmi është konfirmuar nga Zyra për Informim në QKUK. Kjo zyrë ka thënë se tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një aksidenti në komunikacion. “Sipas mjekëve emergjentë, ata kanë pësuar lëndime të lehta. Njëri nga ta, pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi, ndërsa të tjerët janë ende duke u trajtuar në Qendrën Emergjente”, thuhet në përgjigjen e kësaj zyre.
Koha.net ka kontaktuar edhe me ministrin Ekrem Mustafa, që u raportua se është aksidentuar, por ai ka thënë se nuk ishte në veturë. Ka sqaruar se të aksidentuar janë këshilltarët e tij.
“Unë nuk jam aksidentuar. Nuk është e vërtetë. Veturën ku kanë qenë këshilltaret e mi e ka goditur mbrapa një veturë tjetër”, ka thënë ai