Një autobus me turistë rusë u rrëzua mbrëmjen e djeshme në qytetin turistik të Antalisë, duke lënë të vdekur tre persona dhe 16 të tjerë të lënduar.

Duke udhëtuar në autostradën D-400 në rrethin Manavgat, autobusi u përplas me ndarësit e rrugës dhe hyri në korsinë e kundërt para se të përmbysej, thanë burimet, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.