Aksidentohen tri vetura, 9 të lënduar, 3 prej tyre rëndë

9 persona janë lënduar, 3 prej tyre rëndë, në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 19:20 minuta në magjistralen Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Leban.

Në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, një veturë e tipit Reno, një Passat dhe një Seat.

Sipas policisë, deri te aksidenti ka ardhur për shkak të mos respektimit të shenjave të komunikacionit nga ana e shofërëve.

Policia bënë të ditur për Llapi.info se personat e lënduar janë dërguar për trajtim në QKUK./Llapi.info

11124547_1058524030843162_695712039_n

 

11272208_10203992891158314_1106280095_n