Një aksident trafiku ka ndodhur të premten e kaluar në Lluzhan të Podujevës, ku për pasojë ka mbetur i vdekur një person, raporton Llapi.info.
Ndërsa, gjatë ditës së djeshme prokurori i shtetit ka lëshuar aktvendimin për ndalim prej 48 orëve kundër të dyshuarit mashkull K/Shqiptar shtetas i huaj, i cili me automjetin e tij ka shkaktuar aksident me pasoja fatale.
Sipas PK-së, i dyshuari për shkak të lëndimeve të marra në aksident gjendet i shtrirë në repartin e ortopedisë në QKUK nën mbikëqyrjen e Policisë.
Ndryshe, në Lluzhan si pasojë e këtij aksidenti të rëndë ka humbur jetën një person dhe dy të tjerë janë lënduar./Llapi.info