At e bijë kanë humbur jetën në një aksident tragjik që ka ndodhur në unazën e qytetit të Korçës.
Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën, kurse njëra prej makinave goditi babain dhe vajzën që po ecnin në trotuar.

Përplasja ka qenë fatale, duke u shkaktuar atyre vdekjen e menjëhershme. Viktimat janë Sokol Hoxhallari 33 vjeç dhe P.Hoxhllari 6 vjeç.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë shoqëruar në komisariat drejtuesit e dy mjeteve.

Grupi hetimor është duke punuar për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë

Informacioni paraprak i Policisë së Korçës:

Me datë 18.11.2018, në lagjen Nr 18, në unazën e qytetit, ka ndodhur një aksident ku janë përplasur mjetet tip “Volkswagen” me targa AA837UJ me drejtues shtetasin, P. K, 61 vjeç, banues në fshatin Drithas-Maliq dhe mjeti tip “Benz” me targa AA831AA me drejtues shtetasin L.P, 29 vjeç, banues në fshatin Zerec.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen dy këmbësorë në rrugë konkretisht shtetasi S.H, 33 vjeç dhe vajza e tij shtetasja P.H, 6 vjeçe.

Dy drejtuesit e mjeteve, ndodhen të shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme proceduriale.

U ngrit grupi hetimor për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. /tvklan.al