Foto ilustrim

Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës shtatë (7) të mëngjesit, aksidenti ka ndodhur në fshatin Shtitaricë të Vushtrrisë. Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas policisë nga të dhënat e para nga vendi i ngjarjes behet e ditur se drejtuesi i një automjeti në lëvizje nga pakujdesia dhe duke mos u përshtatur kushteve të rrugës ka humbur kontrollin ndaj automjetit duke dale nga rruga.

Si pasojë drejtuesi dhe katër pasagjere kanë pasagjer kanë pësuar lëndime, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë.