Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë Podujevë.

Në këtë aksident janë të përfshira dy automjete, njëra e tipit ‘Kombi’ dhe tjetra e atij ‘Passat’.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar pamje në redaksi ku shihet se aksidenti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Besohet që nga ky aksident të ketë edhe persona të lënduar, sipas dëshmitarëve drejtuesi i njërës veturë ka pësuar lëndime. Megjithatë, ende nuk dihet se sa serioze janë lëndimet.

Njësitet përkatëse të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.