Aksidentet në Komunën e Podujevës thuajse nuk kanë të ndalur. Pas një aksidenti tragjik i cili ndodhi sot në Dobërdol, një aksident tjetër sapo ka ndodhur në fshatin Llapashticë përkatësisht në afërsi të “Hib Petrol”, njofton Llapi.info.

Sipas një lexuesi i cili edhe ka dërguar fotografitë në adresën e Llapi.info në këtë aksident shihet se kanë qenë të përfshira dy vetura ku njëra prej tyre ka përfunduar anash rrugës.

Llapi.info ka kontaktuar edhe mjekun kujdestar në Emergjencën e Podujevës mirëpo ai tha se lidhur me këtë rast nuk është kërkuar ndihmë mjekësore nga askush./Llapi.info