Sot rreth 8:00 të mëngjesit ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Gllarevë.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një traktor, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 08:00 kemi marrë një informacion për një aksident mes një veture dhe traktori në fshatin Gllarevë. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona. Për detaje të tjera do të ju informojmë”.

Aksident trafiku në Gllarevë – lëndohen tre persona

Aksident trafiku në Gllarevë – lëndohen tre persona

Gepostet von Klan Kosova am Samstag, 12. Oktober 2019