Foto ilustrim

Një person ka mbetur i lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sot në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në aksident ka qenë e përfshirë një automjet dhe motoçikletë.

“Rreth orës 16:00 në rrugën Bulevardi i Dëshmorëve në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.

Ahmeti ka shtuar tutje se me rastin po merret njësiti i trafikut.