Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:40 në rrugën nacionale Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Bardhosh, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura dhe një autobus, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar nëntë persona.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka deklaruar se ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarës për t’i hetuar shkaqet e këtij aksidenti.

“Rreth orës 18:40, është raportuar për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë -Podujevë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë katër automjete ( tri vetura dhe një autobus). Si pasojë e aksidentit deri tani trajtim mjekësor kanë kërkuar nëntë persona të lënduar. Njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksident”, ka thënë Ahmeti./Llapi.info