Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 18:00 në rrugën Podujevë – Bajgorë, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona, raporton Llapi.info.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka deklaruar se të lënduarit janë nisur menjëherë për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 18:00 në rrugën fshatin Bajgorë të Podujevës, ka ndodhë aksident trafiku, ku ngasësi një automjeti, për arsye akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë ajo.

Sipas statistikave ditore të Policisë së Kosovës, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 114 aksidente trafiku. Një prej tyre ka qenë me fatalitet, 37 me të lënduar si dhe 76 me dëme materiale./Llapi.info

May be an image of outdoors and tree