Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së dielës në rrugën nacionale Prishtinë – Podujevë, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, ku për pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar. Kështu ka konfirmuar për Llapi.info edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 06:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Trudë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasoj e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona”, ka thënë Ahmeti.

Sipas statistikave ditore të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë ditës së djeshme në nivel vendi janë regjistruar 62 aksidente, prej tyre, 18 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info

Foto/ilustrim/arkiv