Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në rrugën nacionale Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot në ora 15:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira dy  automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 45 aksidente, prej tyre 12 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info

Më poshtë pamjet e siguruara: