Një aksident i rënd sapo ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, te Kroi i Mbretit, ku një person ka mbetur i vdekur.

Aksidentin e ka konfirmuar për Reporterin Daut Hoxha zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ai ka thënë se drejtuesi i veturës ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është aksidentuar për vdekje.

“Rreth orës 19:00, në rrugën Pejë -Prishtinë është raportuar për një aksident të rëndë trafiku, ku dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe dhe është vetë aksidentuar për vdekje”, ka deklaruar Hoxha.

Ai thotë se njësitet relevante policore dhe ato të emergjencës kanë dalë në vendin e aksidentit.

Policia kërkon nga vozitësit të kenë kujdes dhe të respektojnë rregullat në rrugë në veçanti të respektojnë kufizimet e shpejtësisë në rrugë.

Kujtojmë se po sot ndodhi një aksident i rënë komunikacioni në fshatin Koshare të Ferizajt ku mbetën të vdekur katër persona.