Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Zahir Pajaziti”, njofton Llapi.info

Në bazë të fotografive të siguruara nga Llapi.info, shihet se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Siç mëson Llapi.info, përveç dëmeve të vogla materiale, s’ka persona të lënduar.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin.

Ndërkaq, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 47 aksidente, prej tyre 16 kanë rezultuar me të lënduar./Llapi.info