Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutash në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas disa fotografive, një veturë shihet se është përplasur në xhamin e një barnatoreje që gjendet afër rrugës.

Dëshmitarët kanë thënë se nga ky aksident nuk ka persona të lënduar, por ata që ishin brenda dhe jashtë barnatores janë shqetësuar nga shpejtësia e veturës.

Sinjali ka tentuar të kontaktojë edhe me Policinë e Kosovës por që të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.