Një aksident trafiku ka ndodhur në Podujevë, ku janë përfshirë dy vetura. Veturat janë aksidentuar në udhëkryqin “28 Nëntori-Xhemajl Mustafa” në Podujevë ndërsa janë përplasur në një supermarket në afërsi.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar zëdhënësja e stacionit policor në Podujevë Antigona Citaku e cila tha në një aksident në rrugën Xhemajl Mustafa-28 Nëntori mes dy veturash kanë mbetur të lënduar dy persona.

Ndërsa emergjenca në Podujevë ka thënë për Llapi.info se të lënduarit nuk kanë qenë në gjendje serioze dhe janë lëshuar për në shtëpi.

Sipas zëdhënëses së Policisë janë dëmtuar vetëm pjesa ku kanë qenë të ekspozuar pemët dhe perimet.

Image