Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një biçiklist, ku për pasojë drejtuesi i kësaj të fundit ka mbetur i lënduar. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:00, në rrugën Skënderbeu në Podujevë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një veture dhe një biçiklete. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore ka kërkuar drejtuesi i biçikletës. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur Ahmeti.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së hënë në nivel vendi kanë ndodhur 69 aksidente, prej tyre, 2 me fatalitet, 30 me të lënduar dhe 37 të tjerë vetëm me dëme materiale./Llapi.info