Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Zahir Pajaziti”, afër “Interexit” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, shihet se në këtë aksident janë të përfshira dy vetura, njëra e Kompanisë për Shpërndarje dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS.

Nga ky aksident, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar.

Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Ndërkaq, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 50 aksidente trafiku, 14 prej tyre kanë rezultuar me persona të lënduar, ndërsa 36 me dëme materiale./Llapi.info