Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 21:00 në rrugën e qendrës në Podujevë, “Zahir Pajaziti”, raporton Llapi.info.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, kanë mbetur të lënduar shtatë persona. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Më 27.10.2020 rreth orës 21:15 është raportuar një aksident trafiku ndërmjet 2 automjeteve, ne rr.”Zahir Pajaziti” në Podujevë. 7 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, përderisa njësitet kompetente policore i janë përgjigjur rastit dhe po kryejnë hetime lidhur me shkaqet e aksidentit”, ka thënë Hoxha.

Përveç këtij aksidenti, edhe në fshatin Surdull të kësaj komune një person ka pësuar lëndime trupore pas rrokullisjes me traktor.

Ndërkohë, sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 58 aksidente trafiku, 21 prej tyre kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info