Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Komunën e Podujevës, bën të ditur Policia e Kosovës, raporton Llapi.info.

Sipas PK-së, si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar 7 persona.

“I dyshuari mashkull K/shqiptar duke ngasur automjetin është aksidentuar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona të cilët ishin në veturë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, ka njoftuar Policia e Kosovës./Llapi.info