Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në fshatin Peran të Podujevës, ku kanë qenë të përfshira dy automjete, raporton Llapi.info.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar pesë persona. Kështu ka thënë për Llapi.info edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:00 në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë  dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor . Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Ahmeti.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë së mërkurës në nivel vendi janë regjistruar 124 aksidente trafiku, prej tyre, 29 kanë përfunduar me persona të lënduar, kurse 95 të tjerë me dëme materiale./Llapi.info