Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Penuhë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident, sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, shihet se janë të përfshira dy vetura.

Siç mëson portali në këtë aksident përveç dëmeve të mëdha materiale, kanë mbetur të lënduar 4 persona. Rastin e ka konfirmuar për Llapi.info edhe Qendra Emergjente e Podujevës, teksa gjendja e të lënduarve është stabile dhe se lëndimet s’janë të rënda.

Ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Ndërkohë, Policia e Kosovës në raportin e saj ditor ka bërë të ditur se vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 49 aksidente, prej tyre 20 kanë rezultuar me të lënduar./Llapi.info