7 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Penuhë të Podujevës. Lajmin për portalin llapi.info e ka bërë të ditur një lexues i portalit.

Llapi.info ka kontaktuar Policinë e Rajonit të Podujevës për të marrë informata në lidhje me aksidentin në fjalë, por këta të fundit nuk kanë dashur të prononcohen duke thënë se është Zyra për Informim në Prishtinë.

Ndërsa, mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente në Podujevë, ka bërë të ditur për llapi.info se si pasojë e aksidentit 7 persona kanë mbetur të lënduar, prej tyre 4 meshkuj dhe 3 femra të moshave të ndryshme.

Sipas tij, personat nuk kanë marrë lëndime serioze. Ata janë duke u trajtuar në Qendrën Emergjentë në Podujevë.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra e tipit Golf 4, me ngjyrë metalike dhe tjetra Mercedes, me ngjyrë të kaltërt të mbyllt./llapi.info