Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën nacionale Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Bardhosh, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident, sipas dëshmitarëve që kanë dërguar pamje në Llapi.info, janë përfshirë dy kamionë.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti, derisa ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 53 aksidente, prej tyre, 18 kanë rezultuar me persona të lënduar dhe 35 me dëme materiale/Llapi.info

No description available.
No description available.