Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Lupq të Podujevës, përkatësisht magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Siç shihet në disa pamje të dërguara në Indeksonline, njëra veturë e aksidentuar ka përfunduar jashtë rrugës.



Pos dëmeve materiale, nuk dihet nëse ka të lënduar nga rasti.