Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në magjistralen Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Trudë, raporton Llapi.info.

Sipas dëshmitarëve që kanë dërguar pamje në Llapi.info, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Përveç dëmeve materiale, në këtë përplasje nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas statistikave ditore të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë ndodhur 42 aksidente trafiku, ku 9 prej tyre kanë përfunduar me persona të lënduar. Ndërkaq, për të gjithë ata që kanë shkelur rregullat e trafikut, PK ka shqiptuar për 24-orë 1 mijë e 186 gjoba./Llapi.info