Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në magjistralen Podujevë-Prishtinë, më saktësisht në fshatin Vranidoll, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një kamion, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një person.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident i konunikacionit rrugor në mes të një automjeti transportues (kamion) dhe një veture. Bazuar në të dhënat fillestare nje person i gjinisë femërore është e lënduar rëndë. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë së martës kanë ndodhur 47 aksidente trafiku, prej tyre një ka përfunduar me fatalitet. Ndërkaq, për 24-orë PK ka shqiptuar plot 1220 gjoba./Llapi.info