Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën nacionale Podujevë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Lupç, raporton Llapi.info.

Si pasojë e rrokullisjes së një veture ka mbetur i lënduar një person. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhë një vetaksident trafiku. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Ahmeti.

Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 53 aksidente, prej tyre, 18 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info

Më poshtë pamjet e siguruara nga Llapi.info: